Detaje tronditëse nga rrëmbimi i 13-vjeçares/ E tërhoqën zvarrë

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë 13 vjeçare është rrëmbyer.
Sipas informacioneve të policisë së Tiranës, thuhet se në rrugën “Ndre mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe është larguar.
Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.
Sipas informacioneve paraprake thuhet se vajza sapo kishte zbritur nga furgoni i shkollës.
Nga burimet mësohet se 13-vjeçarja emri I të cilës ende nuk është bërë I ditur, ka qenë duke u kthyer nga shkolla bashkë me motrën e saj ndërsa dëshmitarët kanë thënë se sapo kishte zbritur nga furgoni që i transportonte.
Motra e cila ndodhej me vajzën e rrëmbyer, ka ngritur alarmin duke lajmëruar gjyshen e saj ndërsa ka treguar se minorenja është tërhequr me forcë dhe pa dëshirën e saj në një makinë ngjyrë e kuqe, tip “Fiat”.
Mësohet po ashtu se ka enë edhe vetë gjyshja e tyre që e ka parë gjithë skenën, e cila ndodhej në katin e katërt duke pritur mbesat të dilnin nga fugoni i shkollës për në shtëpi.
Informacion paraprak i Policisë së Tiranës:
“Në rrugën “Ndre mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe ështê larguar.
Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit”.
The post Detaje tronditëse nga rrëmbimi i 13-vjeçares/ E tërhoqën zvarrë appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu