Pas furtunës së shkarkimeve në ambasadën shqiptare në Athinë, e propozuara e Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme për ambasadore, e kaloi testin në komisionin parlamentarë për punët e jashtme.
Luela Hajdaraga u shpreh në komision e vetëdijshme për misionin e vështirë që e pret në krye të diplomacisë shqiptarë në vendin fqinj, pas situatës alarmante në vonesat e marrjes së pasaportave nga emigrantët shqiptarë.
Nga ana tjetër, kandidatura e Luela Hajdaraga nuk e ka bindur ish-shefin e diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati i cili shpalosi një sërë rezervash.
Kujtojmë se vetë Bushati, i cili ka shprehur ankesë për Hajdaragën duke thënë se nuk ka eksperiencë në diplomaci, më parë emëroi në krye të ambasadës tonë në Greqi, Ardiana Hobdari e cila u shkarkua për skandalin me dhënien e pasaportave dhe keq performancës në këtë detyrë, ku përfshihej edhe korrupsioni.
Megjithatë fjala e fundit i mbetet presidentit Ilir Meta ta dekretojë ose jo Luela Hajdaragën si ambasadore në Greqi.
Burimi: top-channel.tv