“E detyrova veten ta pyesja Messin për fanellën e tij”

0
Gjigandi

Christoph Kramer ka treguar për kohën kur ai përballej me Lionel Messi.

Mesfushori gjerman, i cili me Leverkusen përballej me Lionel Messi, ka treguar se cila ishte situata për të marrë fanellën e argjentinasit pas ndeshjes.

Kramer ka thënë se kishte një dëshirë të madhe që ta kishte fanellën e Leo, por ai duhet ta detyronte veten për t’i kërkuar një gjë të tillë numrit 10 të Barcës.

“Unë i kam kërkuar Messit ganellën e tij, gjatë një testi të dopingut, që ishte pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, me Leverkusen kundër Barcelonës”, ka thënë Kramer.

“Isha i ulur afër tij dhe detyrova veten t’i kërkoja atij fanellën në atë moment, por pastaj, ai thjesht e hoqi dhe ma dhuroi. I thash faleminderit, ai tha ‘të lutem” – ky ishte shkëmbimi i fanellës me Messi”, shtoi mesfushori.

RonaTyra

Messi konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit dhe shkëmbimi i fanellës me të është nder i madh për shumë lojtarë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu