Sa i kobshëm ky numri 9-të, me këtë datë vdiqën tre emra të mëdhenj të sportit të Kosovës

0
4
Gjigandi

Data me numrin 9-të, sa e kobshme! Në këtë datë me numër 9 vdiqën tre emra të mëdhenj të sportit të Kosovës.

Tre emra ikën po në këtë datë por në muajit dhe vitet e ndryshëm!

I pari Agim Binaku, pastaj Fadil Vokrri dhe para një muaj edhe Xhevdet Peci!

Sa e kobshme është kjo datë, i mori tre personalitete e emra të mëdhenj të sportit të Kosovës! Mu me datën 9-të por në muajt të ndryshëm!

Që të tretë ishim miq të mëdhenj mes vete, shokë për kupë të kresë!

Sikur ia kishin dhënë besën njërën – tjetrit për datën 9-të!

Këto datat me numër 9 shumë të kobshme, 9 qershori, 9 maj e 9 shkurti, na i morën legjendat më të mira që i patën por veprat e tyre gjithmonë do të mbesin të pavdekshme!

Fadil Vokrri, Xhevdet Peci e Agim Binaku, sot nuk janë në mesin tonë, legjenda sportive që çuan në këmbë kombin shqiptar dhe botën sportive.

Vokrri iku në amshim me 9 qershor të vitit 2018 e Xhevdet Peci me 9 maj të vitit 2022.  Me 9 shkurt të vitit 2018 vdiq komentatori dhe gazetari i njohur sportiv Agim Binaku (shumë vite redaktor i sportit në gazetën kombëtare “Bota sot”.

Vokrri brilant në futboll e Peci nokautonte në ring, shpesh pas ngjarjeve të mëdha ua thonin edhe këngës së bukur shqipe! Sporti i Kosovës sot pa Vokrrin, Pecin e Binakun, nuk është si dikur, nuk e ka shijen pa këta emra, shumë i varfër! Numri i 9-të, i kobshëm shumë i kobshëm!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu