Negociatat në mes Juventusit dhe agjetit të Dybalas sipas Tuttosport kanë shkuar mirë dhe futbollisti me shumë gjasë do të vazhdojë kontratën me klubin deri në vitin 2025.
Po ashtu sipas këtyre raportimeve, Dybala pritet të jetë kapiteni i ardhshëm i gjigantit italian.
Përveq që do ta mbajë shiritin e kapitenit, Dybala do të jetë fytyra kryesore e klubit në reklamat që do të marrin pjesë.
Futbollisti këtë sezon shënoi 17 gola dhe bëri 13 asistime në 41 ndeshje të luajtura.