Dybala-Inter, pritet vetëm ‘tymi i bardhë’. Ja detajet e ‘martesës’ së bujshme

0
Dybala-Inter, pritet vetëm ‘tymi i bardhë’. Ja detajet e ‘martesës’ së bujshme
Gjigandi

Vija e lakmuar e finishit është më afër se kurrë dhe, ndoshta, nuk ka qenë as aq larg. Negociatat për transferimin e Paulo Dybala tek Interi vazhdojnë me shpejtësi dhe po përgatiten të mbyllin detajet e fundit. Pra, zikaltrit janë në pritje të “tymit të bardhë”, që do të sanksionojë zbarkimin në Milano të ‘Joya’.

Takimi që u zhvillua të mërkurën në selinë e Interit mes drejtuesve zikaltër dhe përfaqësuesit të argjentinasit, Jorge Antun, në thelb shërbeu për t’iu dhënë formë zërave të shumtë që ndoqën njëri-tjetrin gjatë javëve, me propozimin zyrtar që iu dorëzua agjentit. Palët ranë dakord se gjithçka do të përditësohet në një “samit” të ri i cili, siç raporton “Gazzetta dello Sport”, duhet të zhvillohet të hënën ose më së voni të martën.

Prandaj, 48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për suksesin e një marrëveshjeje që nuk është vënë kurrë në diskutim. Në tryezë për argjentinasin është kontrata 3-vjeçare prej 6 milionë eurosh neto në sezon, plus bonuse, me opsion edhe për vitin e katërt. Kushte gati të pranuara në negociatat ballë për ballë, para nënshkrimit final.

Po, sepse për të zezën mbi të bardhë do të duhet të pritet derisa Dybala të kthehet nga pushimet aktuale në Miami. Kohë normale teknike që nuk do të rrezikojnë një “martesë” të dëshiruar nga të dyja palët, e ndërtuar muajt e fundit falë aftësive diplomatike të Giuseppe Marotta.

Kokëfortësia e Dybala për të preferuar opsionin zikaltër karshi pistave të tjera nga jashtë vendit do të shpërblehet, pavarësisht tundimit të La Liga, që nuk u shndërrua kurrë në diçka më shumë, falë mungesës së ofertave nga Gadishulli Iberik.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu