Dy shqiptar plagosen me thikë në Itali, autori i ngjarjes largohet me motoçikletë

0
Dy shqiptar plagosen me thikë në Itali, autori i ngjarjes largohet me motoçikletë
Gjigandi

Autoritetet italiane kanë njoftuar sot se dy persona me kombësi shqiptare u plagosën pasi u goditën me thikë përpara një lokali në Viale Europa në Villa Raspa di Spoltore.

Episodi i dhunës ka ndodhur pasditen e djeshme, pak para orës 20:00, raporton IlPescara.

Pas zbardhjes së ngjarjes, mësohet se një person me motoçikletë ka mbërritur para lokalit dhe ka goditur me thikë dy shqiptarët pas një diskutimi të shkurtër që degjeneroi menjëherë në një mosmarrëveshje.

Njëri nga të dy shqiptarët pësoi një goditje në këmbë, ndërsa tjetri në bark.

Në vendngjarje ka ndërhyrë policia dhe grupi i lëvizshëm po punon për hetimin.

RonaTyra

Dëshmitarët okularë janë dëgjuar dhe do të këqyren pamjet e kamerave në zonë për të identifikuar sulmuesin, thuhet në raportimin e medias italiane.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu