Dy persona lëndohen pas rënies së ashensorit të spitalit në Tiranë, reagon QSUT: Të gjithë ashens…

0
2
Gjigandi

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ka reaguar sot pas incidentin në spital ku dy persona u lënduan si pasojë e këputjes së ashensorit.

Në një njoftim për median, QSUT sqaroi se të gjithë ashensorët janë në një sistem mirëmbajtje të plotë nga kompania e kontraktuar.

“QSUT informon se të gjithë ashensorët janë në një sistem mirëmbajtje të plotë nga kompania e kontraktuar për shërbimin e mirëmbajtjes, të cilat kryhen periodikisht, sipas kontratës në fuqi. Pritet ekspertiza e mëtejshme për të vlerësuar shkakun e këtij incidenti”, thuhet në njoftim.

Spitali ka zbardhur gjithashtu edhe ngjarjen e ndodhur në mesnatë.

“QSUT informon se gjatë mbrëmjes së djeshme, në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, gjatë transportit të një pacienteje për kryerjen e ekzaminimeve radiologjike, ka ndodhur një incident në një prej ashensorëve”, ka sqaruar spitali.

“Pacientja, e shoqëruar nga infermieri dhe barrelambajtësi, në dalje nga ashensori, pati lëndime, së bashku me barrelambajtësin, si pasojë e një defekti të ashensorit. Infermieri dhe stafi mjekësor i kanë dhënë menjëherë ndihmën e nevojshme pacientes dhe barrelambajtësit”, ka shtuar QSUT.

“Më pas, pacientja u konsultua nga specialistët për këtë lëndim, si dhe vijoi konsultat dhe ekzaminimet për sëmundjen dhe pas kryerjes së skanerit me kontrast, rezultoi me tromboemboli pulmonare, diagnozë për të cilën është në mbikqyrjen e ekipit mjekësor”, ka thënë sitali në reagimin e tij.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu