Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e mërkurë) ka pasur një shpërthim me tritol në lokalin e Noizyt në Durrës.
Nga shpërthimi siç raportuan mediat në Shqipëri kishte vetëm dëme materiale, u thyen xhamat në të dy katet e ndërtesës ku gjendet lokali.
Në dëshminë e policisë, Rigels Rajku (emri i vërtetë) tha se këtë kohë ka probleme vetëm me Kleviol Ahmetin i njohur si Cllevio.
Foto: Screenshot/Instagram
Dyshja vetëm dy ditë më parë patën një përleshje fizike gjegjësisht para lokalit të 35-vjeçarit.
E një reagim në lidhje me shpërthimin së fundmi e ka bërë edhe Cllevio me anë të disa postimeve që ka hedhur në InstaStory.
Foto: Screenshot/Instagram
“Qenka prishur lokali bellos”, ka shkruar ai që siç duket i është referuar Noizyt me termin ‘bukuroshi’.
Policia tashmë ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe se autori është drejt identifikimit.
/abc24.al/
Foto: Ballkan Web