Një 35-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit teksa kërcënoi se do të vriste të atin në fshatin Rrashbull .
I ndaluari është shtetasi S.Z., 35-vjeç, i cili vuan nga probleme mendore. Ai mbylli në dhomë të atin e verbër dhe më pas e dhunoi me mjete të forta duke e goditur me levë dhe thikë. Ishte motra e të 35-vjeçarit, e cila denoncoi në polici se vëllai po kërcënonte babain e tyre me vdekje.
Agresori është ndaluar nga forcat e policisë dhe po mbahet në kontroll të rreptë.