Duka zbardh disa nga rregullat e reja

0
Gjigandi

E ka drejtuar vetë mbledhjen me presidentët e klubeve të Superiores, ku u vendos rifillimi i kampionatit më 3 qershor. Kreu i FSHF-së, Armand Duka, ka zbuluar diskutimet mes palëve dhe pse ishte e pamundur të ndërpritej këtu sezoni futbollistik në Shqipëri.

“Sot zhvilluam një mbledhje me drejtuesit e Kategorisë Superiore. I kemi informuar ata për situatën, kemi diskutuar për protokollin e rikthimit të stërvitjes dhe ndeshjeve, i cili mbetet për t’u konfirmuar nga specialistët përkatës. Pjesa e dytë e bisedës ka qenë për vendosjen e një date të përbashkët për rifillimin e kampionatit. Me një lloj konsensusi kemi vendosur që kampionati të rifillojë më 3 qershor dhe të përfundojë më 29 korrik.

Finalja e Kupës së Shqipërisë, më 2 gusht. Disa mendonin që edhe mund ta mbyllnim kampionatin, por jo vetëm penalizimi i UEFA-s ishte problem i madh. Nëse kampionati nuk rifillon, do të ndërpritej edhe karriera e futbollistëve.për 6 muaj. Kaq gjatë pa luajtur, do ishte shumë e dëmshme për futbollistët. Kjo epidemi na ra për keq, uroj ta kemi kaluar.

Është shumë më mirë që lojtarët të rikthehen e të luajnë dhe të kapin tempin e lojës. Protokollet nuk kanë ngarkesë ekonomike, thjesht duhet t’i respektosh. Kostoja e tyre nuk shkon më shumë se 2% e buxheteve të klubeve. Kultura e respektimeve të rregullave, në shoqërinë shqiptare, nuk është shumë e mirë. Duket sikur ka kosto financiare, por jo. Nuk është kosto financiare që futbollistët të zhvishen në dhomë apo të mos përdorin shishen e ujit të njëri-tjetrit. Nuk janë shpenzime të jashtëzakonshme.

Kosto reale është transporti. Stafi duhet të udhëtojë më vete, futbollistët më vete. Kushton edhe akomodimi në transfertë, sepse futbollistët duhet të flenë në dhoma teke. Sot administrata e FSHF-së ka dërguar në ministri protokollin sipas kërkesave, për rifillimin e stërvitjes dhe ndeshjeve zyrtare. Besoj se do të kemi një përgjigje pozitive brenda javës. Nëse rikthimi do ishte më i shpejtë, do të qe më e përshtatshme. Minifaza përgatitore mund të ishte më e gjatë.

RonaTyra

Koha nuk është e mjaftueshme. Jemi në këto kushte, por kemi gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme. Unë nuk kam frikë. Është thënë që në datën 18 do të rikthehet stërvitja. Gjithsesi, ne nuk mund të bëjmë ligje. Nëse qeveria e ndryshon këtë, do të respektojmë vendimin e saj. Jemi në kushte të reja, nuk mund t’i paraprijmë se çfarë vendimi mund të marrrë qeveria. Të gjithëve do t’i matet temperatura para stërvitjes dhe ndeshjes. Në qoftë se do të ketë shenja, patjetër që do ketë edhe tampon për testim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu