“Duhet të dërgojmë të paktën 110 njerëz në Mars për të ndërtuar një civilizim”

0
Gjigandi

Njerëzimi do të duhet të dërgojë të paktën 110 njerëz në Mars për të ndërtuar një civilizim atje, sipas hulumtimit.

Një studim është përpjekur të kuptojë se sa njerëz dhe burime do të kërkoheshin për t’u vendosur diku tjetër në univers, shkruan The Indipedente.

Studimi i shkruar nga Jean-Marc Salotti u përpoq të zgjidhë pyetjen duke përdorur modelimin matematikor.

Ai u përpoq të zbulonte sa është numri minimal i njerëzve që do të duhet të jetojnë në planet.

Ai zbuloi se 110 do të ishin numri minimal i individëve që kërkohen, megjithëse shumë njerëz do të ndryshonin llogaritjet.

RonaTyra

Ai gjithashtu vuri në dukje se suksesi i atyre njerëzve do të varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë sa mirë ata do të jenë në gjendje të punojnë së bashku dhe të ndajnë kohën dhe burimet e tyre.

“Jeta në Tokë një ditë mund të kërcënohet nga ‘ndonjë ngjarje kataklizmike’, dhe e vetmja mënyrë që njerëzimi të mbijetonte do të ishte të shkonte drejt Marsit ose ndonjë planeti tjetër”, tha Salotti.

Disa kompani, duke përfshirë SpaceX, janë përpjekur të ndërtojnë mënyra për të siguruar që kjo mund të ndodhë, me raketa të bëra për të transportuar njerëz në udhëtimin e gjatë në Mars.

Por çdo përpjekje për ta bërë këtë pashmangshmërisht do të jetë e kufizuar në numrin e njerëzve që mund të marrë çdo anije.

Hulumtimi u përpoq të kuptonte punën që do të duhet të bënin njerëzit për ta bërë të mundur jetën atje. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu