Drejtori i portit te Durresit jep doreheqjen papritur me njoftim ne rrjetet sociale – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Agron Tare lajmëroi dorëheqjen nga posti i tij si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës. Ai e ka bere kete njoftim me ne te nje statusi ne faqen e tij zyrtare ne Facebook. “Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”, z.Agron Tare”, shkruan ai. Tare u emërua në këtë detyrë në janar të këtij me synimin për ta bërë Durrësin një port konkurrues në rajon.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu