Gjiknuri mbledhje me grupin e punës, çfarë u diskutua?

0
Gjiknuri mbledhje me grupin e punës, çfarë u diskutua?
Gjigandi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka mbledhur ditën e sotme grupin e punës ku kanë diskutuar aktet dhe rregullat që duhen ndryshuar në zbatim të përcaktimeve të reja statutore.

Sipas Gjiknurit dokumentet do t’i paraqiten Asamblesë Kombëtare për miratim.

“Pas miratimit të Statutit të ri nga Kongresi Kombëtar i Partisë Socialiste, bashkë me kolegët e grupit të posaçëm diskutuam sot mbi aktet dhe rregullat që duhen ndryshuar në zbatim të përcaktimeve të reja statutore. Dokumentet do t’i paraqiten për miratim Asamblesë Kombëtare e më pas do të çelet procesi i zgjedhjeve të brendshme për të gjithë krerët e partisë në të gjithë territorin.

Ristrukturimi në çdo nivel do t’i paraprijë suksesit elektoral të Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin lokal”,

shkruan Damian Gjiknuri.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu