Drejtori teknik i Udinese, Pierpaolo Marino duke folur drejtpërdrejt në “Domenica Sport” tek Rai Radio 1 foli për rinisjen e kampionatit, ku tha se sipas tij nuk duhet të ndodhë në mesin e muajit qershor.
Marino pohon se fillimi i ndeshjeve në Serie A nga 13 qershori do të ishte një çmenduri absolute për lojtarët dhe klubet.
“Nëse data e 13 qershorit për rinisjen e kampionatit do të konfirmohej, do të ishte një çmenduri e vërtetë për lojtarët dhe klubet. Pozicioni ynë është që të kthehemi të luajmë në kushte të sigurta për shëndetin e lojtarëve dhe stafit”, tha Peierpaolo Marino.
Ekipet do të rifillojnë stërvitjet në grupe të vogla nga e hëna, por pa kontakt, të paktën derisa të bihet dakord për protokollin mjekësor.