Dosja/ Vrasje për 20 mijë lekëshin e kumarit, OFL e fut në lupën e pasurisë autorin

0
Gjigandi

Që prej vitit 2003 dhe deri në vitin 2010, Nikolla Panariti është marrë me procedura ligjore, me të njëjtin synim pafajësinë për një vrasje të ndodhur në Korçë dhe mbi të gjitha e ndodhur për një shumë qesharake prej 20 mijë lekësh.

Emri i Panaritit doli sot në skenë, sepse OFL i dërgoi atij formularin për të deklaruar pasurinë, bazuar në dyshimet e arsyeshme se është vënë përmes veprimtarisë kriminale. Në dosjen e Gjykatës së Lartë që disponon gazeta Shqip shpjegohet e gjitha çështja kriminale me autor Panaritin dhe një tjetër person.

Sipas dosjes, të gjykuarit Rudolf Hasani dhe Nikolla Panariti janë autorë të vrasjes së Bujar Rrapollarit, me të cilin kanë pasur njohje për shkak se shpeshherë luanin së bashku kumar.

Në datën 26 janar të vitit 2003 në orët e vona të mbrëmjes, Nikolla Panariti dhe Rudolf Hasani janë takuar me viktimën Rrapollari dhe shokun e këtij të fundit Nikolla Teno tek lokali i shtetasit Leonard Panariti (vëllai i të pandehurit Nikolla Panariti). Ata kanë filluar të lozin kumar me zare, lojë e cila ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të ditës tjetër.

Gjatë lojës viktima Bujar Rrapollari ka arritur t’ia fitojë të gjitha lekët të gjykuarve. Për të vazhduar lojën, meqenëse nuk kishin lekë më vete, i akuzuari Nikolla Panariti i ka marrë viktimës borxh shumën 20.000 (njëzet mijë) lekë, ndërsa i gjykuari Rudolf Hasani i ka marrë hua shumën 10.000 (dhjetë mijë) lekë, ku si garanci për shlyerjen e borxhit i ka lënë aparatin celular së bashku me kartën sim.

RonaTyra

Gjatë lojës midis tyre ka pasur debat për kohën e shlyerjes së borxhit, ku viktima i ka kërkuar që ata ta shlyenin brenda asaj dite dhe në rast të kundërt ai do të mbante celularin si mënyrë të shlyerjes së borxhit. Për shkak të debateve të zhvilluara dhe mënyrës se si ka përfunduar loja, të gjykuarit janë ndarë të acaruar me viktimën.

Pasi kanë përfunduar lojën viktima dhe shoku i tij Nikolla Teno janë larguar nga lokali duke u drejtuar secili për në shtëpinë e vet. Rreth orës 17.00 viktima Bujar Rrapollari është kthyer përsëri tek lokali i shtetasit Nikolla Panariti ku do të merrte nga të gjykuarit shumën e lekëve, të cilin ia kishin borxh. Në lokal nuk ka gjetur asnjë prej të gjykuarve, por nga kamarieri i lokalit ka marrë një pjesë të borxhit në shumën 140 (njëqind e dyzet) dollarë dhe 20 (njëzet) euro dhe është larguar. Pas dy orësh është kthyer përsëri me qëllimin mos takonte të gjykuarit, por përsëri nuk i ka takuar.

Viktima Bujar Rrapollari rreth orës 19.00 është kthyer përsëri në lokal, por pa e realizuar qëllimin që kishte për të takuar të gjykuarit. Rreth orës 19.30 ka dalë nga lokali dhe është drejtuar për në banesën e tij e cila ndodhet në Lagjen “Nr.5”, Rruga “Eleni Gjika”, pallati nr.1 të qytetit të Korçës.

Ndërkohë të akuzuarit, të nxitur nga zemërimi që u kishte shkaktuar humbja e lekëve në kumar si dhe të grindjes me fjalë që kishin shkëmbyer me viktimën, iu ka lindur mendimi kriminal për t’a vrarë. Gjatë kohës që viktima kthehej për në shtëpi ata janë vënë në pritje afër pallatit ku ai banonte.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë ka zhvilluar hetime në lidhje me ngjarjen ku, si rezultat i veprimeve procedurale të kryera për këqyrjen dhe marrjen e provave, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe e autorëve. Në përfundim të hetimit, të gjykuarit Rudolf Hasani dhe Nikolla Panariti janë akuzuar për veprën penale të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 të Kodit Penal dhe në përfundim e ka dënuar Panaritin me 16 vjet heqje lirie.

Por, telashet nuk kanë sosur. Atij i duhet tashmë të përballet me OFL, e cila i kërkon pasurinë, ndërsa nuk dihet sesa do të jetë në gjendje ta justifikojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu