Dorëhiqet prokurori që po hetonte vrasjen e Kacifas në Gjirokastër – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Jep dorëheqjen prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, i cili po hetonte lidhur me vrasjen e Kostandin Kacifas.
Prokurori mesohet se ka kërkuar të largohet nga detyra për shkak të arsyeve shëndetësore. Seferi po hetonte dosjen e Kostandinos Kacifas, ekstremisti grek që u vra në Bularat vitin e kaluar, dosje e cila ka qenë në qendër të vëmendjes së autoriteteve greke.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, kërkoi pak kohë më parë përfundimi e menjëhershëm të hetimeve dhe se ishin të pakënaqur nga vonesa e Prokurorisë Shqiptare.
Gjithashtu prokurori Seferi ishte në listën e prokurorëve që do të përballej me procesin e vettingut.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu