Donnarumma: Ibra është forca shtesë që na ka munguar, me Milanin dua të fitoj shumë trofe

0
Gjigandi

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, ka thënë se Zlatan Ibrahimovici u ka dhënë mentalitet të jashtëzakonshëm, ndërsa e ka falënderuar trajnerin Stefano Pioli për transformimin e skuadrës, duke thënë se planifikon të fitojë shumë trofe në San Siro.

Gjatë një interviste për Sky Sport Italia, gardiani i Rossonerëve ka deklaruar se është i lumtur te klubi aktual.

“E falënderoj shumë trajnerin për fjalët e mira që mi ka thënë gjithmonë. Gjithmonë do të jap më të mirën për të, sepse është një person i shkëlqyer dhe një trajner i shkëlqyer”.

“Jam i kënaqur me atë që po e bëjmë në këtë periudhë. Jemi shumë mirë dhe shpresoj t’i arrijmë objektivat që i kemi vënë bashkë me trajnerin”.

RonaTyra

“Ai (Ibrahimovic) është një bishë, një fenomen. Na jep shumë dhe është imponues. Ibra është forca shtesë që na ka munguar, madje edhe në stërvitje”.

“Dua të bëhem portieri më i mirë dhe të fitoj sa më shumë tituj që është e mundur me Milanit. Njëherësh, edhe Kupën e Botës, mendoj se është ëndrra e të gjithëve. Prandaj, është në krye të dëshirave edhe për mua”, ka thënë 21-vjeçari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu