Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

0
Gjigandi

Për brezin e “Millennials” (të rinjve të mileniumit të ri), është pothuajse normale që të kenë pasur 4 punë të ndryshme para se të arrijnë moshën 32 vjeç.

Faktorët e motivimit që çojnë në ndryshimin e punëve janë nevoja për t’u rritur profesionalisht, për të mësuar të reja, për t’iu bashkuar skuadrave të reja dhe jetuar në vende të reja.

Megjithatë ekspertët thonë se për të bërë karrierë nuk duhet të lëvizni nga një vend pune në tjetrin. Sekreti është të jeni në një kompani që i jep mundësi punonjësve të saj të lëvizin brenda segmenteve të biznesit, teksa mbajnë sytë në ndërtimin e karrierës së tyre.

CNN sugjeron se çfarë duhet pasur parasysh kur kërkojmë të ndërrojmë punën.

Bëjeni prioritet lëvizjen globale

RonaTyra

Nëse jeni 100% të sigurt se doni të ndryshoni, aplikoni për punë në organizata ndërkombëtare dhe sigurohuni që japin mundësi për të provuar punë të ndryshme, apo kompani që kanë programe rotative.

Kuptoni vlerat e kompanisë dhe përvetësojini ato

Kur kërkoni punë, përpiquni të kuptoni se cila kompani vlerëson inovacionin dhe sipërmarrjen, dhe t’ju bëjë të ndiheni krenarë që punoni në këtë kompani, transmeton Ekonomia Online.

Është më e lehtë për të punuar më gjatë në një kompani ku ju besoni vërtet.

Bëjeni punën tuaj pjesë të jetës

Është i rëndësishëm balancimi mes punës dhe jetës suaj, por mund të merrni dhe avantazhet që puna ndikon pozitivisht në jetën tuaj personale.

Sigurohuni që mjedisi i punës dhe kolegët të ndjehen mirë me ju.

Dhe një këshillë për punëdhënësit nga Debbie Litow, menaxhere në “Mars Chocolate North America”: Mos iu kundërvini menjëherë “millenial”-ëve që merrni në punë. Ofrojuni mundësi atyre të rriten dhe të zhvillojnë karrierën brenda kompanisë tuaj. Ata punojnë më fort dhe qëndrojnë më gjatë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu