Dokumenti i SHIK për Fatmir Haklajn, reagon Zylfie Haklaj: Ja e vërteta

0
Gjigandi

Pas qarkullimit në media të lajmit për zbulimin e një dokumenti të SHIK, sipas të cilit Fatmir Haklaj betohej se do të vriste 18 persona, përfshi edhe Azem Hajdarin, ka reaguar e motra e Fatmirit, Zylfie Haklaj.

Lidhur me këtë ajo tha se ky betim nuk është i vërtetë e se familja Haklaj ka prova e fakte që diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë.

E vendosur Zylfie Haklaj u shpreh se nëse SHIK nuk tregon dëshminë se ku është bazuar, do t’i drejtohet Drejtësisë.

“Ne si familje nuk e dimë një gjë të tillë, kemi prova e fakte që Fatmir Haklaj kurrë nuk e ka bërë një betim të tillë. Kërkojmë dëshminë që SHIK-u bazohet ose do t’i drejtohem drejtësisë. Këtu lind pyetja a janë të gjithë jnerëzit e barabartë përpara ligjit? A është e barabartë jeta e çdo qytetari, i veshur apo jo me pushtet? Deri kur do të vazhdohet kështu?

Duke bërë dallime mes njerëzish, edhe pas gati 30 vitesh nuk ka drejtësi për shumë e shumë shqiptarë ndërsa për disa edhe pas 22 vitesh vazhdojnë supozime, halucinacione si skizofrenë duke bërë lloj lloj shpifjesh të ndryshme. Boll më me shpifje e spiunazhe të spiunëve të Salihit të trashëguar nga e kaluera e tij e ndyrë,” u shpreh Haklaj.

RonaTyra

Më poshtë përmbajtja e plotë e informacionit të SHIK:

SEKRET

Kopje Nr. 1

Tiranë, më 16.05.1998

Republika e Shqipërisë

Shërbimi Informativ Kombëtar

Lënda: Për Fatmir Haklaj

Ministrit të Rendit Publik,

Zotit Perikli Teta

Tiranë

Në bazë të një informacioni që disponojmë, ish-shefi i Komisariatit të Tropojës, Fatmir Haklaj, ndër të tjera është shprehur:

“… Njerëzit e mi që janë vrarë kanë marrë gjithsej 18 plumba. Në bazë të kanunit ne do të vrasim 18 vetë. Deri tani kemi vrarë 9 vetë, kemi për të vrarë edhe 9 të tjerë, në mes të tyre edhe Azem Hajdarin. Ne i kemi dërguar fjalë nëpërmjet lidhjeve të tij, disa herë i kemi dërguar telegrame për raste vdekjesh për të ardhur në Tropojë, me qëllim për ta vrarë, por ai nuk ka ardhur. Pasi të vrasim Azemin ne do të ikim në Belgjikë.

Kryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar

Fatos Klosi

(firma, vula)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu