Dodge Challenger përfundoi në det, u largua me lehtësi pasi nuk arriti të fundoset

0
Gjigandi

Megjithëse nuk është një barkë, Dodge Challenger arriti të lundrojë nëpër det

Banorët e një bregdeti në Floridë të Shteteve të Bashkuara, mbetën të befasuar kur panë në ujë një veturë që ishte zhytur në ujë deri në gjysmë, transmeton Telegrafi.

Sipas postimit të Kozmo Koz në Facebook, vetura që i përkiste një 80-vjeçari nuk ishte parkuar si duhet dhe ka nisur të lëvizte vet.

Pasi kalo nëpër një pjesë me barë dhe shmangu dy palma, makina e boshatisur përfundoi në det, ndërsa nuk shkaktoi ndonjë aksident tjetër.

Raportohet se vetura qëndroi për një kohë na atë formë, por pastaj e nxorën me lehtësi sepse nuk ishte mbushur me ujë në brendi.

RonaTyra

Në pamjet e shpërndara, shikuesit kanë menduar se në atë formë ka përfunduar ndonjë i dehur, apo shoferi e ka humbur orientin në rrugë shkaku i errësirës dhe ka përfunduar në ujë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu