“Do i çoj vetë prej veshi te dera e SPAK”/ Rama: Nuk paralajmërova arrestime të socialistëve

0
“Do i çoj vetë prej veshi te dera e SPAK”/ Rama: Nuk paralajmërova arrestime të socialistëve
Gjigandi

Në konferencën për mediat, Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste duke thënë se nuk paralajmëroi asnjë arrestim tjetër.

Kujtojmë se Rama tha gjatë fjalës së tij në Kongres së shqiptarët nuk duhet të habiten nëse shohin kryeministrin te dera e SPAK me ndonjë “

prej veshi”.

“Fjala ime nuk ishte fjalë për të lajmëruar arrestime larg qoftë nga ana ime, por dua të them që është e patolerushme që PS dhe zgjedhësit e saj të hahen pas shpine ashtu si kundër është e pamundur që kushdo qoftë të kërkojë mbrojtje nga PS, kjo ishte arsyeja që unë kisha për fjalën time, e kisha parasysh faktin që kjo nuk ka të bëjë me mua apo qeverinë, apo me grupin parlamentar, por me drejtësinë dhe nëse unë do të kisha indici të kësaj natyre, do të bëj atë që do bëj çdo qytetar. Se lavdi Zoti jemi ne demokraci dhe kryeministri nuk është pro”,

tha Rama.

RonaTyra

Në konferencën përmbyllëse të Kongresit, kryeministri pati një mesazh edhe një herë për SPAK që të godasin lart dhe nga të katra anët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu