“Dihet se për çfarë duhen”- Rama i përgjigjet Tabakut për investitorët strategjikë

0
16
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama replikoi me deputeten demokrate Jorida Tabaku në lidhje me projektin e Butrintit dhe akuzat e saj për investitorët strategjikë.

“Këtu duket të diskutonim për të një kërkesë për ngritjen e një komisioni për investimet strategjike nga deputetët socialistë. Pse jepen vendime pas vendimesh për një ligj që është krijuar për të sjellë investime të huaja dhe s’i ka sjellë? Që të eleminojmë konfuzionin, askush nga ne nuk mbron aferat korruptive do mbajë përgjegjësi? Atij i intereson leja jo fondi amerikan

“, tha Tabaku.

Rama u shpreh se dihet se çfarë përfaqësojnë ato si kategori dhe për çfarë duhen. Ai theksoi se me ardhjen në pushtet të PS, harta e zonave të mbrojtura është zgjeruar.

“Unë fola për Butrintin por mbase nuk e keni pasur mendjen. Fola pasi foli një parafolëse e cila ngriti akuza të caktuara. Por megjithatë nuk ka problem. Unë këtu jam dhe ju sqaroj përsëri. Që kur e kemi bërë ne kur unë isha ministër i Kulturës e propozova vendosjen në mbrojtje të Butrintit dhe krijimin e parkut kombëtar.

Në hartën e zonave të mbrojtura kishte ndryshime të mëdha. Dhe lidhja që ju bëni është një lidhje që ju bashkon të gjithëve në të njëjtën kulturë të të bërit debat. Nuk e di se çfarë keni me investitorët strategjikë. Dihet se çfarë përfaqësojnë si kategori dhe dihet për çfarë duhen. Do jap dy shembuj.

Njëri shembull është që nga harta e Butrintit është hequr pjesa e urbanizuar e Ksamilit. Heqja e asaj pjese është bërë me një logjikë të caktuar. Nën monitorimin e Unescos e cila kërkoi rishikimin e zonave të mbrojtura. Ne zonat e mbrojtura nuk i kemi ngrënë ashtu si ju por e kemi zgjeruar hartën e tyre duke ndaluar leje hidrocentralesh të dhëna prej jush. Ne kemi vënë në mbrojtje çfarë mundëm të shpëtojmë nga Lumi i Valbonës. Ne gjetëm dy hidrocentrale të filluara dhe të tjera i ndaluam”

, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu