Berisha akuza qeverisë për Parkun e Butrintit: Rama po shfrytëzon planin e menaxhimit, ka parashi…

0
10
Gjigandi

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama se në zonat e Parkut Kombëtar të Butrintit do të ndërtohen vila dhe resorte.

Sipas tij, Rama po shfrytëzon planin e menaxhimit të këtij Parku Kombëtar, duke theksuar se këto zona janë me pasuri të jashtëzakonshme. Teksa iu referua studiuesve, Berisha u shpreh se aty ka edhe foka mesdhetare.

“Sot këtu diskutohet për njërën nga pasuritë më përrallore të tokës shqiptare, diskutohet për parkun e Butrintin në të cilin janë gërshetuar pasur mahnitëse, ndoshta si në asnjë park tjetër në Evropë dhe më gjerë. Me pasuri të jashtëzakonshme veçanërisht shpendë shtegtare.

Krahas kësaj zone është zona A2,  e cila është një nga zonat me biodiversitetin më të lartë në Evropë, Kepi i Stillës. Kjo zonë ka përveç llojeve të pafundme të specieve ka edhe specie endemike, thellësisht të mbrojtur. Studiuesit besojnë se aty ka edhe foka mesdhetare. Këtu tek zona nën ujore dhe te zona e bregut ka objekte arkeologjike të një vlerë të paçmuar. I gjithë territori është me gjetje të rëndësishme arkeologjike. Ka edhe zona rekreative. Ku qëndron shkaku, problemi themelor i kësaj marrëveshje ndër më shkatërrimtaret për pasurinë tonë kombëtare. Çfarë ka bërë Edi Rama në këtë rast. Edi Rama, duke shfrytëzuar një plan të menaxhimit të zonës A3 ka nxjerrë jashtë parkut, ka parashikuar të ndërtojë 620 vila në Kepin e Stillës, ka parashikuar të ndërtojë resorte të mëdha turistike në Gjirin e Manastirit”

, u shpreh Berisha.

Një apel kishte edhe për përfaqësuesit e Fondit Shqiptaro-Amerikan, duke thënë se ata po shndërrohen në mashë të qeverisë.

“Mund t’ju them zotërinjve të fondit të shndërroheshit ju në një mashë të Edi Ramës për të kënaqur ambiciet e tij korruptive. Keni qenë ju kur qeveria e më mëparshme zgjeronte një rrugë që protestonit, pse u zgjerua rruga dhe pse u hoq një zonë kreative sic ishte Ksamili. Ndërsa tani bëni një pretekes, për të rrëmbyer mbi 800 ha tokë. Kjo marrëveshje do shkojë në Shqipëri si një marrëveshje me korruptive

Te bordi unë besoj se bordi i një pasurie publike duhet të dominohet nga shteti. E vërteta është se shteti aty ka vetëm dy vetë. Zonjën ministre dhe një të departamentit të arkeologjisë. Kështu që edhe këtu për ju nëse keni një dhembshuri minimale duhet të pranoni se kjo pasuri publike duhet të menaxhohet kontrolli saj nga shteti”,

u shpreh Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu