Dialogu nis në Bruksel/ Ftesa e BE për Kosovën dhe Serbinë, 2 ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë

0
Gjigandi

Dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian pritet të rifillojë të enjten në Bruksel, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, burime jozyrtare në Prishtinë. Pala kosovare ka shumë të ngjarë të përfaqësohet nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Ky raund do të organizohet përpara se palët të udhëtojnë në Uashington për të marrë pjesë në një proces negociator të ndërmjetësuar nga i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Vazhdimi i dialogut në Bruksel, pason vizitën e përfaqësuesit të posaçëm BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd.
Lajçak tha në Prishtinë javën e kaluar se ai i dinte datat e dialogut, por se ai do t’i bënte publike ato pas konsultimit me palët. Lajçak të hënën po qëndron në Beograd ku është planifikuar të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Ky raund i bisedimeve në Bruksel do të shënojë rifillimin zyrtar të dialogut, i cili është pezulluar në nëntor të vitit 2018 për shkak të vendosjes së taksës prej 100 përqind për mallrat serbe nga qeveria e atëhershme e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Taksa u shfuqizua më pas, sikurse edhe masat e reciprocitetit që u vendosën nga qeveria e ish-kryeministrit Albin Kurtit.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu