Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, po vazhdon të jetë e pranishme në mbrëmje e koncerte të ndryshme.
Ajo kohëve të fundit ka performuar më shumë nëpër Evropë, e së fundmi ka sjell disa fotografi atraktive nga Gjermania.
Bukuroshja, e ndjekur nga mbi dy milionë njerëz vetëm në Instagram, ka marrë vëmendje me dukjen në imazhet e radhës.
Dhurata Dora (Foto: Instagram)
Për paraqitjen në koncertin e fundit të mbajtur në Dusseldorf, 29-vjeçarja zgjodhi një palë pantallona elegant blu shkëlqyes e një triko ngjyrë hiri.
“Eyoo për ty jam këndej”, ka shkruar ajo referuar një pjese të këngës së re që e solli pak javë më parë.
Të shumta kanë qenë komplimentet që mori nga miqtë e ndjekësit në hapësirën për komente.
Dhurata po shijon suksesin e “Sa m’ke mungu” me mbi pesë milionë klikime për vetëm dy javë.
/abc24.al/