VLORË Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 47-vjeçar pasi në bashkëpunim me një tjetër person, të shpallur në kërkim tashmë kanë goditur për shkak të detyrës arkitektin e Bashkisë Vlorë. Sipas të dhënave zyrtare, Seksioni i Hetimit të Krimit ka bërë arrestimin e shtetasit E.C., 47 vjeç, banues në Vlorë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A.M., në lagjen “15 Tetori” kanë goditur për shkak të detyrës shtetasin K.M., me funksion arkitekt pranë Bashkisë Vlorë. Ndërkaq është vënë në pranga dhe 60-vjeçari Kujtim Brahushaj, i dënuar me 5 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat për “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.