Dhjetëra degë të mbyllura, Universitetet nisin vitin e ri akademik të përgjysmuar – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Në nisje të këtij viti të ri akademik 2019-2020, raportohet për një rënie të ndjeshme të numrit të studentëve të regjistruar.   Në këto kushte, me dhjetëra degë studimi janë mbyllur për shkak të pamjaftueshmërisë së studentëve, që në disa raste kanë braktisur plotësisht disa profile.   Në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan, janë mbyllur plot 11 degë studimi, që janë: Filozofi-Sociologji, Matematike-Informatike, Fizike-Kompjuterike, Gjuhe Shqipe dhe Rome, Edukim qytetar, Gjuhe Frënge, Gjuhe Italiane, Gjuhe gjermane, Gjeografi dhe gjuhe Italiane, Histori dhe Gjuhe Gjermane dhe Histori Gjeografi. Ndërkohë, janë regjistruar 1499 studentë nga 3079 kuota të lira.     Ndërsa, në Universitetin ‘Eqerem Çabej’ në Gjirokastër, në ceremoninë e hapjes të vitit akademik, prefekti Astrit Alia deklaroi se ky vit akademik ka shënuar rënie të regjistrimeve të studentëve.   Situata paraqitet e njëjtë edhe në Universitetin ‘Luigj Gurakuqi’, në Shkodër, ku rektori Adem Bekteshi gjatë fjalës së tij deklaroi se: ‘Ne jemi dëshmitar të lëvizjeve të forta studentore, vitin e shkuar të cilat kishin qëllim të përmirësonin nivelin e arsimit të lartë.   Sivjet kemi përmirësuar kushtet, studentet e ekonomikut nisin në kushte bashkëkohore që ne i duam për secilin student.’   Po ashtu, Bekteshi informoi se 950 studentë të rinj u regjistruan në dy raundet e para të regjistrimeve. Ndërkohë që shtoi se, në degën e fizikës ka 0 regjistrime, duke bërë që kjo degë të rrezikohet të mbyllet.   Në këtë vit të ri akademik, numërohen 19 mijë studentë që ulen për herë të parë në auditore.    

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu