Investimet strategjike, Alibeaj replikë Nikollës në Kuvend: Respektoi rregulloren! Kërkoni ta kaloni fshehtas

0
Gjigandi

Deputeti, Enkelejd Alibeaj ka reaguar ashpër në Kuvend, lidhur me kërkesën e selisë blu për futjen në rendin e ditës së diskutimit për Komisionin Hetimor për investimet strategjike.

Alibeaj tha se nuk po respektohet rregullorja e Parlamentit, si dhe pavarësisht se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e hodhi në votim kërkesën, ajo u rrëzua nga shumica.

“Kalimi kështu në mënyrë të fshehtë shpejt e shpejt nuk iu bën nder as juve dhe as parlamentit. Ndaj zonjë duhet të respektoni rregulloren e Parlamentit. Nuk ka qenë në rendin e ditës kjo pikë deri para 5 minutash. Ka disa rregulla si futet një çështje në rendin e ditës së seancës. Ju hodhët në votim një çështje pa kërkesë, vendosët mos të futet në rendin e ditës. Keni bërë një gjë me mënd në fakt se kjo çështje kërkon diskutim nga ne që e propozuam. Deputetët duhet të përgatiten. Kështu që ne nuk e kuptojmë këtë ngutjen tuaj. Ne duam ti jepet mundësia të gjithë deputetëve sepse është një çështje që u përket qytetarëve. Të drejtën për diskutim nuk mund të na e hiqni”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu