Investimet strategjike, Balla akuza opozitës: Përpjekje për falsifikim firmash

0
Gjigandi

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka hedhur akuza të forta ndaj PD, ku sipas tij opozita po bën përpjekje për falsifikim ndaj kërkesës për mocion për komisionin hetimor për investimet strategjike.

Balla tha se s’ka ndodhur në Kuvend që të marrësh firma nga një kërkesë të rrezuar dhe me të njëjtat firma të sjellësh një kërkesë të re.

“Grupi parlamentar i PD ka më shumë nevojë për të mësuar rregulloren. Në Konferencën e Kryetarëve debati që është bërë për këtë çështje ishte i qartë. S’të bën nder të ndërhysh, se je sekretar i PD-së. Ta sqaroj unë. Ka dy vlerësime, aspekti i përmbushjes së formës dhe karakterit formal të kërkesës.

S’doja ta zhvilloja këtë debat me ju. S’ka ndodhur në Kuvend që të marrësh firma nga një kërkesë të rrezuar dhe me të njëjtat firma të sjellësh një kërkesë të re. Kjo është përpjekje për falsifikim. Firma është një shprehje vullneti që shprehet një herë. Nuk mund ta marrësh firmën e një firmëtari dhe ta transferosh në dokumentin tjetër. Aty ishin shtuar dy firma të reja për një dokument të ri”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu