Detajet tronditëse, flet kunati i Zhaneta Josifit: Kishin 2 muaj që nuk dilnin, nuk ushqeheshin

0
Gjigandi

Detaje të reja dalin në dritë nga vetëflijimi i nënës dhe së bijës së saj që tronditi Tiranës mbrëmjen e djeshme (2 korrik).

Ka qenë kunati i Zhaneta Josifit ai që është shprehur se kishte më shumë se dy muaj që nuk e shikonte këtë të fundit.

Sipas tij ajo nuk e lejonte që të dilte as vajzën e saj, Anisa Josifin.

Ai shton se ato janë rekrutuar në Përmes si fillim dhe më pas mësimet i kanë marrë te qendra në zonën e Selvisë në kryeqytet.

Kunati i Zhanetës: Kisha më shume se 2 muaj që nuk i shihja fare Zhanetën dhe Blertën. I shkova në shtëpi kërkova Anisën me tha nuk e lëmë të dalë se nuk ka bërë ditët e Zotit. Anisën kisha që në mars të 2019 që nuk e shikoja fare.

RonaTyra

I kam folur dhe për punën e fesë, por me urrenin. Në fillim janë rekrutuar në Përmet pastaj librat i kanë marrë tek një qendër te Selvia. Dy javë më parë shkova të takoja posaçërisht Anisën, por nuk me lejuan me ndaluan tek dera. Ato nuk ushqeheshin.

Ndërkohë, 34-vjeçarja Blerta Josifi është transferuar te urgjenca e psikiatrisë  dhe është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ajo në dëshminë para grupit hetimor është shprehur se: Ju nuk e keni idenë se sa sakrifica bëjmë ne për të arritur ringjalljen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu