Detaje të reja/ Sekuestrimi i miliona eurove në Durrës, zbulohet emri i shoferit dhe kompania të cilës i përkiste kamioni

0
Gjigandi

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sekuestrimin e afro 2 milion eurove në portin e Durrësit.

Mbi 2 mln euro janë sekuestruar këtë të shtunë më 13 qershor në portin e Durrësit, në një kamion që ka ardhur me traget nga Bari. Kamioni brenda të cilit ndodheshin lekët, i përkiste kompanisë JA-ADA.shpk.
Paratë u gjetën të fshehura mes kokës së kamionit që transportonte lëndë të parë fasoneri për prodhimin e këpucëv edhe rimorkios bëjnë me dije burime për Top Channel.
Kamioni me targë TR 2046 U i përket një firme fasonesh qe sjell ne vend materiale për këpucë femrash. Ka qenë një kontroll rutinë që ka zbuluar paratë e padeklaruara në mjetin që kishte ardhur nga Italia me tragetin e linjës së Barit.
Sasia e valutës së huaj është futur në vend pa u deklaruar në doganë nga shoferi i kamionit, banues në Tiranë i cili është ndaluar për mosdeklarim të vlerave monetare në pikën e kalimit kufitar. Sakaq, mësohet se shoferi që drejtonte kamionin është Andon Thanasi. Ai tashmë është duke u marrë në pyetje për origjinën e parave, të cilat mendohet të jenë afro 2 milionë euro, por numërimi i tyre nuk ka përfunduar ende ndaj dhe shuma e saktë nuk dihet.
Sasia e sotme është më e madhja e sekuestruar që pas eurove që u gjetën te makina tip Toyota Yaris në vitin 2018.
Kujtojmë se në qershor të vitit 2018-ës, policia shqiptare në bashkëpunim me Interpolin Italian, gjetën rreth 3.4 milionë euro të fshehura në dy makina të tipit “Toyota Yaris”, të cilat po transportoheshin me tragetin e linjës Bari-Durrës. Automjetet vinin nga Belgjika duke përdorur Italinë si tranzit.
Ndërkaq, në tetor të vitit të kaluar, çështja u rikthyer për hetim, për shkak sepse nga gjykata e krimeve të rënda u vlerësua që prokuroria duhet të zhvillonte hetime shtesë për personat e paidentifikuar.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu