Detaje të reja mbi tradhtinë e Pique ndaj Shakirës, prapaskenat e një ndarjeje të dhimbshme

0
9
Gjigandi

Gazetarët e “Marca” shkruajnë se Shakira ka tentuar dy herë të pajtohet me Gerard Pique, por pa sukses. Më pas, artistja vendosi të lëshojë një deklaratë zyrtare, duke njoftuar ndarjen, gjë që e befasoi futbollistin e Barcelonës.

Burimi i cituar shkruan gjithashtu se, megjithë problemet e hasura, Shakira ende e donte Piquen, prandaj bëri çmos për të qëndruar me të. Por më kot, pasi mbrojtësi katalanas prej disa kohësh po jeton i vetëm në një apartament.

Edhe pse shtypi spekuloi për pabesinë e futbollistit, burime pranë tij zbuluan se nuk do të bëhej fjalë për një gjë të tillë. Megjithatë, gazetarët spanjollë dalin me detaje të reja për atë me të cilën Pique dyshohet se e tradhtoi Shakirën.

Ajo është një vajzë 22 vjeçe, jo 20, siç ishte shkruar fillimisht, dhe është shoqe me partneren e Riqui Puig, kolegut të Gerard Pique nga Barcelona. Mesfushori 22-vjeçar do të kishte qenë “njeriu ndërlidhës”.

Pique donte që ai dhe Shakira të ndaheshin prej një kohe, jo këngëtarja. “Nuk mund të them saktësisht se çfarë marrëdhënieje ka Pique me atë vajzën e re, sepse unë do ta lëndoja Shakirën”, – tha gazetarja Lorena Vazquez.

Shakira dhe Pique duhet të ndajnë gjithashtu pasurinë e tyre mbresëlënëse, e cila përfshin pronat në Barcelonë, Barranquilla, Republikën Domenikane, Miami, Capri, Nju Jork, Punta del Este dhe Bahamas.

Gazetarët iberikë shkruajnë se artistja do të zhvendoset nga Spanja në SHBA, në Miami, ku shkon shpesh për qëllime profesionale dhe ku ka një vilë luksoze, që kushton rreth 16 milionë euro.
Shakira vazhdimisht ka dashur ta shesë vilën, por nuk ka marrë shumën e kërkuar, ndaj ka mbetur në zotërim të saj. Prona ndodhet pranë plazhit në Miami dhe në një moment është marrë me qira për 45,000 euro në muaj.

Vila është ndërtuar në vitin 1951 dhe është blerë nga këngëtarja kolumbiane 21 vite më parë, për vetëm 3 milionë dollarë. Sipërfaqja e përgjithshme është 2000 m2, prona ka 6 dhoma gjumi, 7 banja, sallë fitnesi, sallë konferencash, sallë bilardo, garazh, tarracë, pishinë, spa, bar buzë oqeanit.

Modelja 32-vjeçare Suzy Cortez ka raportuar se Gerard Pique i ka dërguar mesazhe të pahijshme në rrjetet sociale, teksa ishte në një lidhje me Shakirën dhe vendosi t’i bëjë zbulimet tani, pas ndarjes së artistes nga futbollisti. Madje, Suzy Cortez pohon se Gerard Pique i kishte thënë se ishte “xheloz” që modelja kishte bërë tatuazh në trupin e saj emrin e Lionel Messit:

“Gerard Pique më dërgoi mesazhe direkte. Të vetmit lojtarë të Barcelonës që nuk më kanë shkruar janë Messi dhe Coutinho. Ata janë burra të mrekullueshëm dhe i respektojnë gratë e tyre. Shakira nuk e meriton këtë.

Kam qenë mikeshë me Sandro Rosell, ish-presidentin e Barcelonës. Kur Pique e mori vesh, më kërkoi numrin e telefonit dhe më dërgoi një mesazh. Kur u ktheva në Brazil, ai filloi të më shkruante në Instagram. Më pyeti se kur do të kthehesha në Evropë. Ai tha se ishte xheloz që bëra tatuazhin tim me Messin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu