Dalin detaje të reja nga vdekja e mjekut të dytë me COVID-19, Hysni Shkjau. Mësohet se Shkjau u infektua nga infermierja e qendrës shëndetësore ku punonte në Pukë, e cila më herët kishte shkuar në QSUT për një konsultë, por që u infektuar.
Shkjau kishte qenë specialist pneumolog, por pasi kishte dalë në pension punonte mjek familjeje në Pukë. Ai ishte në detyrë deri ditën që u infektua nga COVID-i.