Në një kohë kur opozita maqedonase ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev pas dështimit të negociatave me BE, ashtu sikur edhe për Shqipërinë, të njëjtën gjë kanë kërkuar edhe opozitarët shqiptarë. Përmes një postimi në ‘Facebook’ nënkryetari i PD-së Edi Paloka i ka bërë thirrje publikisht Ramës që të japë dorëheqje. “E vetmja gjë e pranueshme qe mund t’ju thuash shqiptareve sot është: “Jap dorëheqje” Çdo fjali apo fjalim tjetër vetëm do te shtoje urrejtjen dhe përbuzjen e shqiptareve për ty. Harroje qe me qurravitjet dhe gulçimat para kamerave do marresh keqardhjen apo ca me shume mirëkuptimin e shqiptareve. Ju ka dale boja me kohe dhe ketyre shfaqjeve sa here qe kapesh kaps… Qërohu një ore e me pare e hapu rrugën shqiptareve se boll te zeza ju ke bere.”, shkruan Paloka.