Dëshmitarja tregon çastet e fundit të 16-vjeçares shqiptare në Greqi

0
Gjigandi

Detaje të reja zbulohen nga ngjarja tragjike ku mbeti e vrarë 16-vjeçares, Maria Hyseni. Ka qenë një dëshmitare ajo që e ka parë për herë të fundit të miturën para se trupi I saj të gjendej I pajetë pranë një kishe në Greqi.

“Unë e pashë vajzën. Ajo ishte e mërzitur dhe ishte duke qarë. I ishte prishur makeup-i dhe i kishte rënë. Po ecte me nxitim, sikur po përpiqej të ikte diku. po përpiqej të vishte pantoflat e saj”, tha ajo, e cila pritet të japë dëshminë e saj nesër.

Sipas medias greke, “Voice.gr”, dëshmitarja i është drejtuar avokatit të familjes së viktimës dhe i ka thënë se e ka parë këtë të fundit në orën 03:45, në rrugën “Athanassiou Diakou”, gjysmë ore pasi polici 27-vjeçar pretendohet se e la atë (regjistruar nga kamerat lokale në orën 03.15).

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu