Brenda vilës luksoze të Burak Özçivit, aktorët nisin pushimet në privatësi

0
Gjigandi

Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen kanë nisur sezonin e pushimeve së bashku me vogëlushin e tyre 1-vjeçar Karan, në vilën e re, në lagjen “Gümüşlük”, në Bodrum.

E gjithë shtëpia, sipas mediave turke, ka kapur vlerën e 6 milionë lirave turke dhe ka një hapësirë të jashtëzakonshme që përfshin një pishinë të madhe, rrethuar me gjelbërim dhe me lule shumëngjyrëshe.

Çifti i famshëm, siç raportojnë mediat vendëse, shoqërohen në vilë nga dy asistentët, dado e Karan dhe shoferi i Burak Özçivit, të cilët qëndrojnë pranë çiftit, por edhe nga një çift tjetër që mendohet të jetë vëllai i aktores me bashkëshorten.

Burak Ozçivit erdhi në Bodrum me dy xhipa “Porsche” dhe një mikrobus VIP, por bleu edhe një varkë të vogël për dy turne, për bashkëshorten dhe për peshkim.

RonaTyra

Vetëm për dekorin, peizazhin e kopshtit dhe ndryshimet e bëra në pishinën e vilës luksoze janë shpenzuar më shumë se 200 mijë lira turke.

Fahriye Evcen nuk ua vuri veshin asistentëve të cilët e kanë sinjalizuar për papracët që po bënin foto pranë vilës. Preferoi të mos u kushtonte vëmendje.

Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen do të qëndrojnë në Gümüşlük për rreth 2 muaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu