Dëshmia/ Ngacmimi seksual ndaj 5-vjeçares në Berat, Kapinova i gënjeu me ëmbëlsira dhe i futi në shtëpi, motra e saj 7-vjeçare nisi të bërtasë për ndihmë

0
Gjigandi

Sokol Kapinova, 48-vjeçari që ka ngacmuar seksualisht 5-vjeçaren në Berat, ka pranuar ngjarjen e rëndë para togave të zeza ndërsa ka treguar se i ka mashtruar vajzat e mitura me ëmbëlsira.

Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë, “arrest me burg” për 48-vjeçarin nga Berati, Sokol Kapinova, pas ngacmimit seksual ndaj një vajze 5-vjeçare.
Përpara togave të zeza, 48-vjeçari ka pranuar ngjarjen e rëndë, ndërsa ka rrëfyer edhe dinamikën e ngjarjes. Ai është shprehur, se i ka gënjyer vajzat me ëmbëlsira dhe më pas i ka futur në banesë.
Pasi i futi në banesë, motra e 5-vjeçares filloi të bërtiste për ndihmë.
“Dy motrat 5 dhe 7 vjeç po luanin në oborrin e pallatit. I kam gënjyer me ëmbëlsira dy vajzat. I kam futur në banesë. 7 vjeçarja ka bërtitur për ndihmë”, mësohet të ketë thënë në gjyq Kapinova.
Pas vizitës mjekësore, rezulton se 5-vjeçarja ka shenja të ngacmimit seksual.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu