Dëshmia e Dumanit/ Berisha akuza ndaj Ballës: Të tregojë si e shpërbleu për ta shpëlarë nga akti i vendosjes së revolës

0
Gjigandi

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar këtë të premte Taulant Ballën në lidhje me deklaratat e Nuredin Dumani.

Berisha tha se se Prokuroria i ka të gjitha provat, por ka zgjedhur që t’ja thotë të vërtetat  Ballës vetëm në Parlament.

“Do i bëj publike, por kur do i gjykoj unë. Ai gradualisht do të shkojë atje ku e meriton. Ka problem, është njeri me shumë probleme”, tha ndër të tjera ai.

“Jo. Dumani ka disa javë që ka filluar të flasë. Unë ju them se do t’ja them në parlament. Nuk ka nevojë t’ja jap unë prokurorisë, i ka të gjitha në dosje. Mund të thuash pse po i fshehë Prokuroria sepse i ka në dosje. Do të them shumë të tjera. Unë do t’ja them në Parlament sy më sy. Ka opozitë të vërtetë. Çdo gjë dhe shumë të tjera. Ai duhet të tregojë si e shpërbleu Dumanin për ta shpëlarë nga akti i vendosjes së revoles. Ata tregojnë që po e ka vendosur, dyshojnë sepse ky i ka kërkuar të marrin pjesë në fushatën e tij elektorale dhe ai i ka thënë jo. Drejtësia vonon, por nuk harron. Ka probleme me drejtësinë. Do ketë, jua them unë juve. Ka dhe probleme të tjera ai. Do i bëj publike, por kur do i gjykoj unë. Ai gradualisht do të shkojë atje ku e meriton. Ka problem, është njeri me shumë probleme”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu