Bebe Rexha me lëvizje provokuese në paraqitjen e radhës në të brendshme ‘Adore Me’

0
9
Gjigandi

Rastet kur këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, provokon në rrjete sociale nuk janë të rralla.

Ajo shpesh di të marrë vëmendjen e publikut me fotografitë e videot që sjell në Instagram.

Kështu ka bërë edhe me një video të fundit ku shfaqet me një palë të brendshme të bardha të markës ‘Adore me’.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja, e ndjekur nga 10.7 milionë njerëz në Instagram, ka bërë disa lëvizje provokuese teksa këndon “Glamorous” të Fergie dhe Ludacris.

Ajo ka zyrtarizuar bashkëpunimin me markën e të brendshmeve gjatë vitit që lamë pas.

Foto: Screenshot/Instagram

Biondja bashkëpunoi për koleksionin e verës për të sjell pozitivitetin dhe për të përcjell një mesazh rreth linjave trupore, duke qenë se shpesh kritikohet për mbipeshë.

E njëjta disa vite më parë madje u refuzua nga të gjitha shtëpitë e modës, për t’ia dizajnuar fustanin e saj për në “Grammy Awards 2019”, gjegjësisht për shkak të përmasave të saj trupore.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu