Ndahen çmimet e edicionit të gjashtë të PITF2022 “Burbuqe Berisha”, Enver Petrovci rrëmben çmimin…

0
Ndahen çmimet e edicionit të gjashtë të PITF2022 “Burbuqe Berisha”, Enver Petrovci rrëmben çmimin…
Gjigandi

Festival “Burbuqe Berisha” 2022, ka përmbyllur me suksese të shumta festivalin që për shtatë ditë ishte edhe epiqendra e kulturës në kryeqytet.

Në një ceremoni madhështore të ndarjes së çmimeve të organizuar në bashkëpunim më Kolegjin AAB, Art Image dhe ATV, kjo natë ishte e paharruar sidomos për garuesit e këtij edicioni që vinin nga: Spanja, Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Ndërsa para fillimit të ceremonisë, të pranishmit ndoqën dokumentarin në të cilin ishte duke punuar e ndjera Burbuqe Berisha mbi jetën dhe veprën e Besim Sahatçiut.

Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022

RonaTyra

Drejtoresha e festivalit, Doruntina Alshiqi u shpreh e lumtur që ky edicion përfundoi me sukses, duke theksuar se ishte një garë e ngushtë për jurinë. “Marrë parasysh faktin se shfaqjet ishin të gjitha të mira dhe pothuajse të të njejtit nivel, për jurinë nuk ka qenë e lehtë të vendoset për çmimet por dua të falënderojë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit që përfaqësuan shtetin e tyre dhe i uroj për çmimet e fituara”, u shpreh Alshiqi.

Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022

Edicioni i sivjetmë ka shënuar gjithsej gjashtë shfaqje nga vendi, rajoni dhe bota, shfaqje këto të gjitha në programin garues.

Këtë vit çmimin kryesor të PITF 2022, çmimin për aktorin më të mirë në rolin kryesor e gëzoi aktori dhe regjisori i shfaqjes “Muslimani”, Enver Petrovci.

Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022

Ai falënderoi organizatorët e festivalit, duke cilësuar se janë të paktë njerëzit në Kosovë që i kushtojnë rëndësi dhe i japing vlerë kulturës.

“Jam krenar me ju me të vertëtë shume! Jeni ndër të paktit për mos me thënë të vetmit që kontribuoni në organizimin e një festivali kaq të kompletuar dhe që na bëni të ndjehemi si është më së miri sidomos neve artistëve, ju faleminderit të gjitha jurive për vlerësimin”, tha Petrovci.

Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022

Kjo është lista e plotë e çmimeve këtë vit në “Prishtina International Theater Festival” (PITF 2022)

Çmimi “Best Play: Student Choice” – “Muslimani” – Kosova

Çmimi “Best Play: Media Choice” – “Muslimani” – Kosova

Çmimi “Best Supporting Actor” – Jelena Dukic “Iphigenia” – Mali i Zi

Çmimi “Best Director” – Fatos Berisha “The M Word” – Maqedonia e Veriut

Çmimi “Best Play” – “Iphigenia” – Mali i Zi

Çmimi kryesor i PITF 2022 “Best Actor” – Enver Petrovci “Muslimani” – Kosova

Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022

Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022

Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022

Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022

Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022 Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022

Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022

Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu