Modeles i vendosen prangat për trafik armësh

0
Gjigandi

Ish-miss Bolivia është vënë në pranga pasi ndaj saj janë ngritur akuza për trafik armësh. E dyshuara Alondra Mercado Campos, e cila njihet në rrjetet sociale me emrin Alondra MC, është 22 vjeçe dhe është shpallur Miss Bolivia Mundo 2020 dhe Miss Charm Bolivia 2023.

Daily Mail raporton se Alondra ndiqet nga më shumë se 40 mijë persona në Instagram, aty ku vazhdimisht poston foto me bikini nga plazhi, por edhe në evente madhështore me praninë e shumë personazheve të rëndësishëm.

Tashmë, modelja është duke u mbajtur në burgun në Trinidad, veri të Bolivisë, e akuzuar për trafik armësh. Policia bëri të ditur se gjeti në banesën e 22-vjeçares sasi të mëdha armësh dhe municionesh.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim edhe partnerin e saj Andrés Vásquez, ndaj të cilit janë ngritur akuza për trafik droge.

 

RonaTyra

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu