Dëshiron të jetë më i miri i të gjitha kohërave

0
Gjigandi

Geri Neville, ish-shoku i skudrës së Kristiano Ronaldos për 6 vite te Mançester Junajtid, mendon se portugezi dëshiron të thyejë rekordin e Peles, si futbollisti me më shumë gola në histori.

Kristiano Ronaldo ka luajtur për 18 vite si futbollist profesionist dhe ka shënuar 725 gola në këto vite. Gjithsesi, thyerja e rekordit të Peles është pak e vështirë duke qenë se braziliani ka shënuar 1281 gola.

“Dëshira e tij për të qenë më i miri në botë është e jashtëzakonshme. Është një nga pak lojtarë që ka deklaruar publikisht se trofetë individual janë të rëndësishëm për të.

Ai dëshiron të jetë më i miri dhe ajo që ka bërë ndër vite është tepër e veçantë. Arritjet e tij janë të jashtëzakonshme dhe ai ka punuar fort për to. Mendoj se ka në plan të thyejë rekordin e Peles. Ai dëshiron të jetë më i miri i të gjitha kohërave dhe ky është qëllimi i tij i vetëm,” tha Neville për “Sky Sports”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu