Këtë fundjavë zhvillohet derbi i Gjilanit, një ndër derbit më të rëndësishëm në vitet e fundit.
Kjo për shkak se të dyja skuadrat si Gjilani ashtu edhe Drita janë në luftë për titullin e kampionit dhe një fitore e mundshme do të rriste edhe më shumë gjasat që njëra nga këto skuadra të shpallet kampion këtë vit.
Analisti i mirënjohur, Ardian Llumnica në një intervistë për kp e ka cilësuar këtë derbi si më të mirën në Kosovë dhe jo vetëm.
“Derbi i Gjilani i ka kaluar përmasat e qytetit dhe tani është derbi më i mirë në Kosovë dhe më gjerë. Kjo për arsye se është shumë rivalizues dhe asnjëherë nuk ka kalkulime pa marrë parasysh pozitën tabelare të njërës apo të tjetrës skuadër dhe pa marrë parasysh se ato pikë për njërën mund të jenë jetike e për tjetrën rutinore. Një tjetër fakt që këtë e derbi e bën të këndshëm është sepse është ndoshta derbi i vetëm në Evropë që asnjëherë nuk përcillet me dhunë dhe probleme”, tha fillimisht ai.
Tutje sa i përket ndeshjes e cila do të zhvillohet të shtunën, Llumnica theksoi se gjithçka mbetet e hapur duke parë edhe cilësitë që kanë këto dy skuadra.
Duke e ditur që në këtë derbi të dy skuadrat kanë ekipe të mira dhe me cilësi janë të barabarta, gjithçka mbetet e hapur. Mendoj se futbollistët e Dritës përveç përvojës në tërsi shumica nga ta kanë edhe përvojë direkte të derbit dhe kjo mund të jetë një përparësi e tyre.Gjilani ka bërë gabime që si falen gjatë rrugës, por ka treguar vetën në dy ndeshjet e fundit mu në kohë ideale. Skuadra e Mezanit ka treguar ngritje të formës, madje indivdet e tyre që kanë qenë nën hije thuajse në tërë kampionatin janë shfaqur në këto ndeshje”, përfundoi ai.
Kujtojmë që ky derbi zhvillohet pa tifzë për shkak të masave kundër pandemisë së Koronavirusit dhe luhet të shtunën me fillim nga ora 17:00.
Drita prinë në rendtijen tabelare me 65 pikë, 4 më shumë se Gjilani kur kanë mbetur edhe tri ndeshje për tu zhvilluar përfshirë këtu edhe derbin e Gjilanit.