Deputeti Halit Valteri në seancën e sotme plenare ka kërkuar që të ndryshohet akti normativ për ndalimin e muzikës dhe klubeve të natës pas orës 20:00. Ai kërkoi se qeveria duhet të kishte një paketë financiare për të gjithë ata që preken nga mbyllja e lokaleve të natës.
“Akti Normativ që ndalon lokalet me apo pa muzikë dhe sjellja arrogante e kësaj qeverie ndaj atyre që protestojnë për bukën e gojës më bën që t’ju kërkoj juve, që të ndërhyni që të rishikohet ky akt normativ dhe të bëhet një plan financiar për këtë kategori, pasi janë 60 mijë persona që punojnë në kohë sezonale. E kam personalisht me ju zoti Ruci, bëjini thirrje PS-së”. tha Valteri.
Ndërkohë Ruçi i është përgjigjur: “Është me detyrim përcaktim si rezultat i rritjes së fluksit të pandemisë. Kur në botë nuk organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel, apo shpallet Reali kampion dhe tifozët rrinë në shtëpi, askush nuk e dëshiron këtë, të gjithë këta do të ishin në stadium dhe do të ishin të ardhura për atë ekip. Prandaj ju lutem lini emocionet dhe politikën për këtë cështje. Ata kanë plotësisht të drejtë, por kemi të bëjmë me një fuqi madhore, që nuk varet në dorë të qeverisë”.
Burimi: top-channel.tv