Deputeti gjerman: Javën tjetër nisim negociatat! Shqipëria e meriton të jetë pjesë e BE-së

0
Gjigandi

Deputeti i Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviç në një deklaratë për mediat tha se BE po punon fort që javën e ardhshme Shqipërisë t’i hapen negociatat.

Për deputetin Shqipëria e meriton të jetë pjesë e BE, pasi kjo e fundit mund të sjellë shumë dinamikë.

Ahmetoviç solli po ashtu në vëmendje se ai vetë është me orgjinë nga Ballkani Perëndimor, dhe e njeh mentalitetin dhe situatën në këtë rajon.

“Është nderë i madh që ndodhem sot në Tiranë. Është hera e parë për mua. Falënderoj Kuvendin e Shqipërisë që ishte pranë Ukrainës, duke treguar qartë qëndrimin kundër Rusisë. Duke dhënë një qëndrim dhe sinjal të qartë për pozicionin evropian në këtë çështje. Ne si qeveri e re gjermane dhe si parti socialdemokrate, e shohim këtë vend si anëtar të BE. Para tre javësh patëm një konferencë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Jam edhe vetë kritik. Kishim një rast historik që t’i jepnim Kosovës liberalizimin e vizave, të mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe sidomos Shqipërinë për hapjen e negociatave, si dhe për të ndihmuar Malin e Zi të mbyllë të gjithë kapitujt, por ne e humbëm këtë shans. Ne si Gjermani do të punojmë që javën e ardhshme Shqipëria të mund të nisë negociatat. Ju të gjithë e meritoni të jeni pjesë e BE. Mendoj se Shqipëria mund të sjellë shumë dinamikë në BE, ndaj dhe ju keni mbështetjen tonë. Më besoni që po punojmë fort për këtë. Nesër, pas një dite të gjatë në Shqipëri, do të vizitoj dhe Maqedoninë e Veriut, për të mbështetur qeverinë dhe për t’i bindur ata që të arrijnë një kompromis. Neve na duhet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në BE. Siç Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo edhe Kosova kanë bërë detyrat e tyre, edhe ne duhet të bëjmë detyrat tona. Për procesin e Berlinit, ne duam që të nisë këtë vit edhe një proces ekonomik, jo vetëm politik”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu