U takua me kreun e aleancës, Rama nga Brukseli: Fokus projekti për bazën detare të NATO-s në Durrës

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë në selinë e NATO-s në Bruksel, ku dhe është takuar me kreun e aleancës, Jens Stoltenberg.

Në një deklaratë për mediat, Rama tha se në fokus të bisedimeve ka qenë instalimi i një baze navae të NATOS në portin e Durrësit.

“Po ashtu kemi folur atje për projektin tonë dhe së shpejti do të rikthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimin për propozimin tonë që ka ngjallur interes dhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit. Do të jetë në Porto Romano dhe veç pjesës komerciale, parashikohet të ketë dhe një pjesë ushtarake”, tha Rama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu