Denoncimi i PD-së: Qeveria miraton ndërtimin e landfillit të Vlorës, përfitues sërish Klodian Zoto
Sipas departamentit të Antikorrupsionit, Aksesit në Shërbime dhe Transparencës pranë Partisë Demokratike, qeveria ka miratuar ndërtimin e landfillit të Vlorës.
Në denoncim thuhet se ashtu si në Elbasan, Fier apo Tiranë përfitues do të jetë biznesmenti Klodian Zoto.
“I përfshirë dhe përfitues në landfillin e Fierit, pa garë dhe transaksione kuotash të paligjshme, landfill të cilit i dihet vetëm emri, sepse për trajtim mbetjesh ende nuk e ka uruar kush “Punë e mbarë!”, ndërkohë që gjendet me arkën me plot 24 mld lekë”, denoncon PD.
STATUSI I PLOTE
𝑬𝒅𝒉𝒆 𝒍𝒂𝒏𝒅𝒇𝒊𝒍𝒍-𝒊 𝒊 𝑽𝒍𝒐𝒓𝒆̈𝒔 𝒔𝒉𝒌𝒐𝒏 𝒑𝒆̈𝒓 𝒁𝒐𝒕𝒐𝒏…
Kur bëhet fjalë për mbetje (plehra) të ngurta, apo jo, landfill, incenerator, i ndërtuar apo në letër, automatikisht duhet të të vijë në mendje 𝑲𝒍𝒐𝒅𝒊𝒂𝒏 𝒁𝒐𝒕𝒐.
I përfshirë dhe përfitues në djegësin e Elbasanit, i dhënë kompanisë fantazëm të krijuar enkas për të lidhur kontratën;
I përfshirë dhe përfitues në landfillin e Fierit, pa garë dhe transaksione kuotash të paligjshme, landfill të cilit i dihet vetëm emri, sepse për trajtim mbetjesh ende nuk e ka uruar kush “Punë e mbarë!”, ndërkohë që gjendet me arkën me plot 24 mld lekë;
Patjetër i përfshirë dhe përfitues në landfillin e Tiranës, gjithnjë pa garë dhe me skema kompanish offshore.
Nuk mund të mos përmendet veprimtaria jashtë territorit të RSH-së, deri në Zimbabve, që tronditi vendin në fjalë për nivelin e lartë të përfshirë në aferë identike korruptive.
Harta e mbetjeve së fundmi përfshin Vlorën: Kryeministri miraton ndërtimin e 𝒍𝒂𝒏𝒅𝒇𝒊𝒍𝒍𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝑽𝒍𝒐𝒓𝒆̈𝒔, përfitues nuk mund të ishte tjetërkush pos Zotos.