Demhasaj: Ndoshta BE dhe Serbia po synojnë krijimin e komunave Serbe në Kosovë

0
Gjigandi

Në një intervistë për Ora News, analisti Arton Demhasaj tha se dialogu Kosovë-Serbi, nga një dialog politik po kalon në një dialog teknik, duke rrezikuar në mosnjohjen e Kosovës.

Sipas Demhasajt, ideja e korrigjimit të territoreve nuk mund të rikthehet në Bruksel duke qenë se shumë vende, e kundërshtojnë këtë ide.

Arton Demhasaj: Duket se dialogu Kosovë-Serbi, nga një dialog i nivelit më të lartë politik, po kalon në një dialog teknik, që mund të arrijë të përfundojë në një marrëveshje teknike, pro jo në njohjen e Kosovës.

Nuk besoj se protestat në Kosovë dhe Serbi e pengojnë procesin e dialogut, sepse diçka e tillë nuk ka ndodhur më herët kur ka pasur protesta. Ndoshta Hoti dhe Vuçiç mund t’i përdorin ato për të ngadalësuar dialogun, por nëse ka një mbështetje nga SHBA dhe BE, dialogu nuk mund të ndalet.

Nuk besoj se ideja e korrigjimit të territoreve nuk mund të rikthehet në Bruksel duke qenë se shumë vende, përfshirë edhe Gjermaninë, e kundërshtojnë këtë ide. Biles edhe SHBA është shprehur se kjo është një ide e vdekur.

RonaTyra

Për Demhasajn, ajo që ndoshta po synohet nga BE dhe Serbia është krijimi i asociacioneve serbe në Kosovë.

Arton Demhasaj: Ajo që mendoj se po synohet nga BE është marrëveshja e asosacionit, por që Kosova e ka cilësuar atë marrëveshje si jo kushtetuese. Unë mendoj se ka premise që ta kthejnë edhe njëherë marrëveshjen e asosacionit, këtë synon edhe Serbia, që të krijojë një pushtet të ndërmjetëm, duke krijuar një miniautonomi. Por kjo nuk mund të bëhet pa u ndryshuar kushtetuta e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu