Deklarohet Sali Berisha: Nuk ka dy grupe parlamentare të PD-së

0
Deklarohet Sali Berisha: Nuk ka dy grupe parlamentare të PD-së
Gjigandi

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e konsideron Lulzim Bashën të shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, dhe jo të dorëhequr nga posti i kryetarit të PD-së.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit mbrëmjen e së martës, Berisha theksoi se do të punojnë për bashkimin e demokratëve.

“Siç e dini, Basha është i shkarkuar nga Kuvendi historik i 11 Dhjetorit dhe nga referendumi i datës 18 Dhjetor. Për PD kanë votuar për shkarkimin e tij 4446 delegatë, kanë votuar për shkarkimin e tij 44 mijë anëtarë të PD. Kjo është e vërteta dhe është e pandryshueshme. Duke theksuar këtë, ne jemi të vendosur të punojmë për bashkimin e Partisë Demokratike me të gjithë ata të cilët besojnë se vota e lirë e anëtarëve të saj duhet të bashkojë demokratët dhe mund t’u them që ka një mirëkuptim të gjerë gjatë këtyre ditëve në këtë drejtim”.

Ndërsa deklaratën e Enkelejd Alibeajt një ditë më parë që në emër të grupit parlamentar të PD, kërkoi që grupi i Komisionit të Rithemelimit të bëjë që Berisha të bëjë një hap, ish-kryeministri e konsideron një fletushkë që Lulzim Bashën, sipas tij, e shndërron në plaçkë tregu.

“Ka vetëm një grup parlamentar të PD dhe jo dy grupe parlamentare të PD. Çdo deputet i PD është i thirrur të ketë realitetin parasysh, nuk ka dy grupe parlamentare të PD. Por duke thënë këtë nuk është se disa qëndrime absurde të Lulzim Bashës nuk krijuan anomali në grupin parlamentar. Dhe mendoj se gjëja më imediate e deputetëve të PD është që të normalizojnë jetën e grupit parlamentar. Kam dijeni se po punohet me intensitet në këtë drejtim dhe kjo do realizohet. Sa i përket fletushkës që lexoi z.Alibeaj, mund të them vetëm kaq se në atë fletushkë Lulzim Bashën e shndërronte në plaçkë tregu. Por kjo nuk është normale”.

RonaTyra

Berisha thotë se Partia Demokratike do të kthehet një forcë politike të fuqishme.

“Absolutisht selia është e PD dhe s’ka asnjë mëdyshje, jemi në proces e sipër të të gjitha vendimeve që do merren dhe PD do bashkohet, do shndërrohet në një forcë politike që nuk e ka patur më të fortë Shqipëria ndonjëherë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu